Postuar: Maj 24, 2023 | 12:41
VIDEO/ Intervista mes shpullave dhe shqiponja nga të huajt, Laçi feston titullin: Momenti më i mirë në karrierë
Sparta e Pragës arriti të fitonte titullin kampion në Çeki dhe pjesë e skuadrës së Spartës, është edhe mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi i cili ka qenë protagonist në këtë sukses të skuadrës së tij.
Pas ndeshjes, skuadra ka festuar titullin kampion dhe të shumta ishin momentet e bukura të tifozëve jashtë ambienteve të stadiumit. Në një video të publikuar nga mediat çeke, shihet futbollisti i Kombëtares duke festuar me shokët e tij të skuadrës, aty ku nuk mungojnë ngacmimet, shpullat dhe shqiponja me duar.
“Mendoj se është momenti im më i mirë në karrierë deri tani. I kemi dhënë shumë kënaqësi tifozëve deri tani por tani është kënaqësi e madhe edhe për ne”, u shpreh Laçi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"