VIDEO/ Interi, makineri perfekte! Skuadra e Inzagit i jep leksion Atalantës me Asllanin titullar dhe “fluturon” +12 nga Juventusi
Interi i këtij sezoni duket si një makineri perfekte në Serinë A. Zikaltërit e Inzagit likuiduan Atalantën mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0 në duelin e prapambetur të vlefshëm për javën e 21-të, duke thelluar diferencën në +12 nga ndjekësit e Juventusit.
Dominim absolut i kryesuesve të Serisë A, që iu falë golave të Darmian, Lautaro Martinez, Dimarkos dhe Fratezit.
Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel u aktivizuan dy shqiptarët Asllani dhe Gjimshiti që qëndruan në fushë gjatë gjithë 90 minutave. Ky ishte suksesi i 22-të në 26 javë për Interin, që në ndeshjen e radhës pret Xhenoan në shtëpi.
FT: INTER-ATALANTA 4-0
Darmian 26′, Lautaro Martinez 45+2′, Dimarko 54′, Fratezi 72′
RASTET:
GOLI I FRATEZIT: VIDEO
LAUTARO HUMBET PENALLTINË, TOPI KTHEHET TE DIMARKO QË PËRSHËNDET RRJETËN: VIDEO
PENALLTIA E INTERIT E KONFIRMUAR ME VAR: VIDEO
GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO
TRAVERSA E DIMARKOS: VIDEO
GOLI I DARMIAN: VIDEO
GOLI I ANULUAR I BARELËS: VIDEO
GOLI I DE KETELARE I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)