VIDEO/ Injoroi keq gjyqtarin, Stankoviç rrezikon shumë në duelin ku ishte i pranishëm dhe një shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 22:11

VIDEO/ Injoroi keq gjyqtarin, Stankoviç rrezikon shumë në duelin ku ishte i pranishëm dhe një shqiptar

Dejan Stankoviç, trajneri aktual i Ferencvaroshit në Hungari, u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Kupës së Hungarisë kundër Debreçenit të Jorgo Pëllumbit.

rvy3uW7H

Afër minutës së 90-të, gjyqtari caktoi një penallti për ekipin kundërshtar dhe reagimi i ish-trajnerit të Sampdorias është mjaft i ashpër. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa kjo nuk mjaftoi pasi serbi injoroi keq gjyqtarin pas ndëshkimit, Stankoviç i zgjati dorën dhe më pas e hoqi, duke e nxjerrë blof arbitrin dhe rrezikon dënimin e gjatë.  

Skuadra e Stankoviç mundi kundërshtarët e tyre me penallti për t’u kualifikuar në raundin e 16-shes së Kupës, ku ishte titullar dhe futbollisti korçar, Jorgo Pëllumbi.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"