VIDEO/ Idrizi bën debat me Andi Lilën: Mos më trego mua anën teknike, shiko se këtu po shkë*dhejnë futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 21:58

VIDEO/ Idrizi bën debat me Andi Lilën: Mos më trego mua anën teknike, shiko se këtu po shkë*dhejnë futbollin

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka qenë shumë i tensionuar në fund të ndeshjes që skuadra e tij humbi ndaj Dinamos dhe kjo u pa qartësisht edhe në debatin me ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare Andi Lila, teksa po intervistohej para kamerave.

Collage Maker-20-Mar-2023-09-56-PM-5906

Lila, në rolin e opinionistit të “Oversport”, i kërkoi Idrizit një mendim mbi lojën e skuadrës. “Unë dua të flas nga ana teknike e ndeshjes. E kam ndjekur shpesh skuadrën e Flamurtari, ka interpretuar ndeshje mjaft të mira. Mendoj që kjo nuk ishte nga ato ndeshje”, tha Lila, duke sjellë reagimin e nervozuar të Idrizit.

”Lila, Lila, pjesën teknike tregoja ndonjë tjetri, unë nuk jam ekspert fushe. Ti mos më trego pjesën teknike mua. Mos më devijon bisedën mua me pjesën teknike. Mua më thuaj… edhe një herë Lila… mos më trego histori teknike se nuk jam ekspert. Për teknike fol me teknikët. Mua më trego, shëmtohet futbolli në këtë farë feje apo jo? Këtë më thuaj mua ti, mos më trego anën teknike mua Lila. Hajde mirupafshim”, tha Idrizi duke hequr kufjen i inatosur ndërsa i drejtohej përsëri tribunës ku ishte ish-mbrojtësi i kombëtares.

“Më tregoke anën teknike mua ti! Më tregon anën teknike. Shiko si po shkë*dhejnë futbollin vëlla! Më tregon anën teknike. Po tregon përralla me mbret”, vijoi ai teksa largohej drejt ambienteve të brendshme të stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"