VIDEO/ I zakonshmi Haland godet përsëri, kthen Mançester Sitin në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2024 | 22:37

VIDEO/ I zakonshmi Haland godet përsëri, kthen Mançester Sitin në vendin e dytë

Mançester Siti është kthyer përsëri në vendin e dytë në renditjen e Premier Ligës, vetëm një pikë pas Liverpulit kryesues, falë fitores së sotme 1-0 përballë Brentfordit.

bdc42f0c-ba40-4da1-926c-a57bff60c8d0

Skuadrës së Pep Guardiolës iu desh një gol në pjesën e dytë i Haland që të thyente “murin” e miqve të cilët kishin ndërtuar një mbrojtje thuajse hermetike për këtë sfidë. Por në fund ishte norvegjezi ai i cili vazhdoi të tregonte se po kthehet në formën më të mirë me golin e tij të 17 në këtë kampionat, për të vulosur fitoren e rëndësishme për Sitin.

SHIH VIDEON

Kështu, skuadra e Guardiolës ka tashmë të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura me Liverpulin që kryeson me një pikë më shumë dhe me Arsenalin që ndjek “qytetarët” me një pikë më pak në klasifikim, në një luftë për titull që këtë vit po bëhet shumë e ethshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"