VIDEO/ I kuq, penallti e humbur dhe shumë emocione. Partizani i reziston Laçit me 10 lojtarë për një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 0:00

VIDEO/ I kuq, penallti e humbur dhe shumë emocione. Partizani i reziston Laçit me 10 lojtarë për një pikë

Laçi dhe Partizani kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 mes tyre, pas një dueli që foli thuajse vetëm për ekipin vendas.

laci partizani

Laçi ishte më ngulmues gjatë gjithë ndeshjes dhe përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike në fushë pas kartonit të kuq të Carës. Por Partizani gjeti golin me Sotën pas një goditje këndi dhe mendoi vetëm të mbrohej.

Lëvizjet e Cungut në pjesën e dytë me aktivizimin e Myrtës dhe Sobouejll, sollën golin e barazimit të këtij të dytit. Sulmuesi më pas fitoi edhe penallti, por Ujka shpërdori raste duke çuar sferën në duart e Qirkos.

Sulmet e kurbinasve nuk u ndalën, por Partizani në fund ia doli që duke u mbrojtur me shumë forca, të dilte me një pikë nga fusha e lojës, për të mos lëshuar vendin e tretë në renditjen e kampionatit.

LAÇI-PARTIZANI 1-1
51′ Sobouejll / 38′ Sota

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+1’ Pikërisht Ujka i lë vendin në fushë Bibos.

90’+1’ Ujka provon përsëri nga jashtë zonës, topi nuk gjen portën e Qirkos. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Ujka ndal në mënyrë të parregullt kundërsulmin e Maget dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

88’ Prodani nga e majta e zonës nis topin në qendër, sfera devijohet dhe shkon në duart e Qirkos.

86’ Rrapaj dhe Hadroj i lënë vendin në fushë Kekos dhe Ismailit.

79’ Ujka provon përsëri, këtë herë me një të djathtë nga rreth 30 metra por sfera kalon mbi traversën e portës së Partizanit. (VIDEO)

75’ Ujka mundohet të gjejë rrjetën me një diagonale nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Qirko.

72’ Provon edhe Prodani nga e majta, gjuajtja e tij kalon mbi traversë! (VIDEO)

68’ Gjuajtje nga e majta e sulmit të Laçit, Qirko kontrollon e pastaj pëson faull nga Sobouejll.

65’ Myrta ka një mundësi të artë për të shënuar pasi depërton në qendër, por gjuajtja e tij nuk gjen portën e Qirkos. (VIDEO)

62’ Gabon Ujka! Gjuajtja e tij nga pika e bardhë pritet nga Qirko. (VIDEO)

61’ Sobouejll rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mikuliç. Gjyqtari nuk heziton dhe bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

56’ Mikuliç dhe Bintsuka marrin vendin në fushë të Muratajt dhe Mba në radhët e Partizanit.

55’ Goditje dënimi për Partizanin, Taipi gjuan në portë por gjen të gatshëm Dajsinanin.

51’ GOOOL LAÇI! Aksion me kombinime i skuadrës kurbinase me topin që nga e djathta shkon në qendër për Sobouejll, i cili nuk gabon duke mposhtur Qirkon. (VIDEO)

46’ Menjëherë rrezikshëm Laçi me Sobouejll i cili nuk ia del të depërtojë në zonë, por Myrta merr topin dhe gjuan, pa gjetur portën e Qirkos. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis Sobouejll dhe Myrtën në fushë në vend të Barjamajt dhe Kryeziut në radhët e Laçit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 ta Partizanit.

45’+2’ Skuka i lë vendin Maget në radhët e Partizanit.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Melo hyn në zonë përsëri në krahun e majtë, Sota fiton duelin me brazilianin i cili rr♪7zohet dhe shpreson për penallti, por merr përgjigje negative nga Xhaja. (VIDEO)

43’ Barjamaj kalon mirë në të majtën e sulmit. Pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja.

38’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Sota i cili i vetëm para Dajsinanit gjuan duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

32’ Tentativa radhazi të kurbinasve për të çuar topin në zonën e Partizanit, por të kuqtë largojnë çdo rrezik, duke mos lejuar gjuajtjet drejt katërkëndorit të Qirkos.

23’ Kurti nuk mund të vazhdojë pas asaj ndërhyrje të rëndë të Carës të disa minutave më parë, vendin e tij e merr Tresa.

22’ Melo ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Qirkos.

21’ Skuka nga e djathta pason për Rrapajn në zonë në shtyllën e parë, ky i fundit gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

17’-18’ Faull i rëndë i Carës ndaj Kurtit për të cilin ndëshkohet me të verdhë fillimisht nga Xhaja. Më pas gjyqtari thirret të shohë pamjet me VAR dhe ai ndryshon ngjyrën e kartonit, duke i dhënë të kuqin sulmuesit të Partizanit. (VIDEO)

16’ Pasim nga e djathta e sulmit që shkon te Ujka i cili gjuan, por gjen Qirkon në pozicion. (VIDEO)

13’ Preka ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Barjamajt.

9’ Kundërsulm i Partizanit, Taipi humb kohën për të gjuajtur në portë e më pas është Skuka i cili gjuan mbi traversë, ndërsa sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

7’ Një tjetër shpërthim në zonë në krahun e djathtë të sulmit të Laçit, mbrojtja dhe Qirko zgjidhin situatën me vështirësi duke çuar sferën në këndore.

6’ Top në thellësi për Barjamajn, sulmuesi i Laçit nuk arrin të shfaqet në kohë para portierit për të rrezikuar portën.

4’ Melo provon me një gjuajtje nga jashtë zonës por është shumë e lehtë për të shqetësuar portierin e të kuqve.

1’ Nis dueli në Laç.

FORMACIONET

LAÇI: Dajsinani, Silva, Kurti, Kryeziu, Manellari, Prodani, Melo, Barjamaj, Ujka, Mjaki dhe Dajko.

 PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Skuka, Murataj, Cara, Preka, Taipi, Sota, Hadroj, Mba dhe Rrapaj.

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"