VIDEO/ I impresionuar nga kuqezinjtë, ikona e Brazilit thur elozhe për Kombëtaren tonë: Spanja e mirë, por Shqipëria…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 10:30

VIDEO/ I impresionuar nga kuqezinjtë, ikona e Brazilit thur elozhe për Kombëtaren tonë: Spanja e mirë, por Shqipëria…

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është në vëmendjen e të gjithëve, pasi është vendosur në grupin e ‘ferrit’ së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

ergys pepaj roberto karlos

Legjenda e futbollit brazilian Roberto Karlos ka komentuar grupin e Shqipërisë, në një video me “TikTok”-erin shqiptar, Ergys Pepaj. Ai tha se jeton në Spanjë, dhe se kombëtarja iberike është një skuadër e mirë.

Ndërsa për Kombëtaren Shqiptare nuk mund të mungonin elozhet. Roberto Karlos tha që kuqezinjtë janë një skuadër që po rriten çdo ditë.

“Unë jetoj në Spanjë, dhe Spanja është një skuadër e mirë, por Shqipëria është skuadër që po rritet çdo vit”, tha.

Gjithashtu nuk mund të mungonte edhe përshëndetja për ish shokun e kombëtares së Brazilit, Silvinjon: “Përqafime mik”.

@newsmedia.albania21♬ original sound – newsmedia.albania21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"