VIDEO/ Humbje zhgënjyese e Atletikos së Madridit, skuadra e Simeones eliminohet nga Kupa e Mbretit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 23:41

VIDEO/ Humbje zhgënjyese e Atletikos së Madridit, skuadra e Simeones eliminohet nga Kupa e Mbretit

Atletiko Madridi regjistroi një humbje zhgënjyese në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit teksa u mposht nga Atletiko Bilbao me rezultatin 3-0 në sfidën e kthimit duke u eliminuar në sfidën që u dominua nga baskët. 

bilbaooo

Protagonistë absolutë në këtë duel ishin vëllezërit Uilliams. Fillimisht në minutën e 13-të ishte Iniaki Uilliams që pas asistit të vëllait të tij Niko tundi rrjetën, ndërkohë që në minutën e 42-të, vëllezërit Uilliams ndryshuan rolet, Inaki asistoi për Nikon. 

Ky duel u vulos nga goli i Guruzetas të realizuar në minutën e 61-të. Vlen të theksohet fakti se Bilbao kishte triumfuar edhe në duelin e parë në Madrid me rezultatin 0-1. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"