VIDEO/ Humbje që dhemb para derbit të kryeqytetit, Tirana mposhtet me një gol nga Erzeni në Rrogozhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 0:01

VIDEO/ Humbje që dhemb para derbit të kryeqytetit, Tirana mposhtet me një gol nga Erzeni në Rrogozhinë

Tirana është mposhtur në sfidën hapëse të javës së 14-të me rezultatin 1-0 përballë Erzenit në Rrogozhinë.

bandicam 2023-11-27 14-07-44-047

Bardheblutë ishin më kërkues gjatë gjithë pjesës së parë, por në minutën e 35’, Redon Mihana gjeti rrjetën me rastin e parë të shijakasve.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga bardheblutë, të cilët gjetën dy herë rrjetën, por që u anuluan nga arbitri Dyrmishi dhe VAR-i, njëherë për një faull ndaj portierit Hasanbelli dhe njëherë për pozicion të parregullt.

Skuadra e Ahmataj provoi sërish, por portieri Hasanbelli ishte i pakalueshëm, duke e mbajtur portën e paprekur.

Kështu Tirana merr një humbje që dhemb përpara derbit të kryeqytetit me Partizanin, duke qëndruar në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Erzeni del nga zona e ftohtë e mbijetesës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë me 16 pikë.

REZULTATI:

ERZENI 1-0 TIRANA

Mihana 35′

KOMENTI LIVE:

90+7′ Mbyllet sfida në Rrogozhinë me fitoren e Erzenit, 1-0!

90+5′ Portieri Hasanbelli ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

90+4′ Patrik gjen një krosim me kokë dhe gjuan, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

90+3′ Patrik provon me një gjuajtje brenda zonës, por Sadiki ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin. Protesta për penallti nga bardheblutë, por loja vazhdon. (VIDEO)

90+1′ Trajneri i Erzenit, Deliallisi ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

90′ Najdovski godet me të parën pas një krosimi në zonë, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

89′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Haxhiu dhe në vendin e tij futet Tola.

88′ Latifi shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonën kundërshtare dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Peposhi dhe në vendin e tij futet Gjoni.

79′ Përgjoni i pambuluar provon me kokë, por Hasanbelli reagon siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

77′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Osmanllari dhe në vendin e tij futet Kiqina.

71′-74′ Najdovski godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë. Dyrmishi komunikon me VAR-in dhe vendoset për pozicion të parregullt. (VIDEO)

70′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Zerka dhe në vendin e tij futet Meçja.

69′ Dy zëvendësime te Tirana. Largohen Doka dhe Lushkja, në vendet e tyre futen Jonuzi dhe Patrik.

66′ Kahrimanovioç provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por Abdullahu reagon siç duhet duke i mohuar golin e dytë. (VIDEO)

65′ Përgjoni shkakton një ndërhyrje të rrezikshme pranë zonës, teksa Doka ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

63′ Abazj provon me një gjuajtje në zonë, që bllokohet nga Sadiki. Bardheblutë protestojnë për penallti, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari la lojën të vazhdojë. (VIDEO)

60′ Haxhiu provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon mbi kuadrat.

50′ Haxhiu hedh një top në zonë, që sjell përplasjen e Latifit dhe portierit Hasanbelli, teksa Abazaj e dërgon më pasn topin në rrjetë, por gjyqtari akordon një faull ndaj gardianit shijakas. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Hasani dhe në vendin e tij futet Latifi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Përgjoni shkakton një faull pas një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ GOOOL ERZENI 1-0/ Një krosim nga këndorja gjen Mihanën, i cili kërcen mbi të tjerët dhe godet me kokë duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

34′ Deliu provon me një gjuajtje, e cila përfundon jashtë, por gjyqtari sinjalizoi një pozicion të parregullt.

31′ Osmallari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

24′ Hasani kombinon bukur me Lushkjen dhe godet nga distanca, por Hasanbelli e kontrollon pa probleme.

23′ Hasani rikthehet në fushën e lojës.

20′ Hasani pëson një goditje pas ndërhyrjes nga Migone dhe del jashtë fushës për të marrë ndihmën nga stafi mjekësor. (VIDEO)

8′ Haxhiu provon me një gjuajtje brenda zonës, por Hasanbelli reagon siç duhet për t’i mohuar golin bardhebluve. (VIDEO)

3′ Hasani provon me një gjuajtje me të djathtën, e cila përplaset në shtyllë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Kacbufi, Peposhi, Kahrimanoviç, Alba, Maliqi, Zeka, Migone, Mihana

TRAJNER: Alfred Deliallisi

TIRANA: Abdullahu, Meta, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Deliu, Lushkja, Haxhiu, Abazaj, Hasani

TRAJNER: Julian Ahmataj

WhatsApp Image 2023-11-27 at 13.32.55

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"