VIDEO/ Humbja e shtatë në Serinë A, kampionët e Milanit bien ndaj Udinezes dhe rrezikojnë seriozisht zonën Champions
Milani duket se është futur në një krizë rezultatesh në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Udineze, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të. Kjo ishte disfata e 7-të në kampionat për kuqezinjtë, që në 3 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 2 humbje dhe një barazim, duke u renditur momentalisht në vendin e katërt duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.
Për sa i përket ndeshjes së sotme, Perejra ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 9-të, teksa Ibrahimoviç vendosi baraspeshën e përkohshme nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 45+3’. Teksa të gjithë menduan se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, vendasit gjetën sërish golin me Beton në minutën 45+5.
Për të vulosur këtë triumf të bardhezinjve mendoi Ehizibue në minutën e 70. Edhe pse në këtë gol pati shumë kontestime për faull dhe pozicion jashtë loje nga futbollistët kuqezinj, pas konsultës me VAR-in, gjyqtari e konsideroi si gol të rregullt.
Vlen të theksohet fakti se pas ndalesës për shkak të angazhimeve të kombëtareve, duelin e radhës Milani do e luajë me kryesuesit e Napolit.
FT UDINEZE-MILAN 3-1
10′ Pereira, 45’+6′ Beto; 70 Ehizibue / 45’+4′ (p) Ibrahimoviç
GOLI I EHIZIUBUE:
GOLI I BETO
GOLI I IBRAHIMOVIC
IBRAHIMOVIC HUMB PENALLTI
GOLI I PEREIRA
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
