VIDEO/ “Hirushja” e Spanjës gabon përsëri, mundet nga Majorka e Muriqit dhe dorëzohet në garën për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 20:53

VIDEO/ “Hirushja” e Spanjës gabon përsëri, mundet nga Majorka e Muriqit dhe dorëzohet në garën për titull

Skuadra e Zhironës për shumë javë bëri që të ëndërrohej për një triumf të bujshëm në La Liga teksa i bëri ballë Real Madridit dhe ishte në garë me të për kreun e renditjes. Por që nga përballja e pak javëve më parë mes dy skuadrave, që u mbyll me fitoren 4-0 për ekipin e Anccelotit, surpriza e këtij sezoni në Spanjë ka bërë gabime radhazi dhe tashmë duket se është dorëzuar në garën për këtë objektiv.

asdsadsadsadsad

Goditja e radhës ishte sot, pasi u mund nga Majorka e Vedat Muriqit në një duel shumë delikat. Kopete në pjesën e parë të sfidës shënoi atë që do të ishte goli i vetëm i një ndeshje, ku ekipi mik provoi në ccdo mënyrë që të tundte rrjetën, por nuk ia doli.

Kësisoj, me humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit, Zhirona e sheh veten 7 pikë pas Realit kryesues dhe me shanset që të kërcënojë “los blancos” që tashmë janë bërë minimale.

GOLI I KOPETE (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"