VIDEO/ “Hi Hej Sports”, Broja nuk mban dot të qeshurat me fjalët e Zhoao Feliks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 23:00

VIDEO/ “Hi Hej Sports”, Broja nuk mban dot të qeshurat me fjalët e Zhoao Feliks

Bashkëpunimi i Çelsit me kompaninë e njohur të videolojërave “EA Sports” vazhdon me Armando Brojën që është sërish protagonist.

Collage Maker-18-May-2023-02-16-PM-629

Kësaj radhe sulmuesi shqiptar, së bashku me Zhoao Feliks dhe Noni Maduëeken duhet të imitonin sloganin e njohur të kompanisë, “EA Sports: It’s in the Game!”.

Për sulmuesin anglez dhe atë të Kombëtares kuqezi nuk ishte dhe aq e vështirë, por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për portugezin.

Ndryshe nga Broja dhe Madueke, Zhoao Feliks nuk mund të përdorte theksin britanik për të përsëritur sloganin, duke thënë “Hi Hej Sports” dhe kjo gjë bëri që dy sulmuesit e tjerë të Çelsit të shpërthenin në të qeshura.

Për t’i dhënë një mundësi tjetër portugezit, Broja ndërroi vendin me të në mënyrë që ta thoshte i dyti, por përsëri Feliks gaboi në theksin që duhej përdorur, me 21-vjeçarin e Kombëtares tonë dhe Madueken që sërish nuk mund t’i mbanin dot të qeshurat.


View this post on Instagram

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"