VIDEO/ Hera e parë që shihet në timonin e një prej makinave më të rralla në botë, tifozët rrethojnë Ronaldon në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 21:24

VIDEO/ Hera e parë që shihet në timonin e një prej makinave më të rralla në botë, tifozët rrethojnë Ronaldon në Madrid

Kristiano Ronaldo i ka bërë vetes një nga dhuratat më të kushtueshme një vit më parë, teksa bleu një nga makinat më të rralla në botë për shifrën modeste të 8,8 milionë paund.

Collage Maker-30-Mar-2023-09-23-PM-6777

Ai është pronari i një Bugatti Centodieci, makinë jashtë serie për të cilën janë prodhuar vetëm 10 modele e që e bën atë një ndër më uniket në qarkullim.

Makina ishte parë të qarkullonte në Madrid apo edhe Lisbonë ku është e regjistruar, por dy ditë më parë, Ronaldo u pa për herë të parë teksa e niste atë në kryeqytetin spanjoll ku gjendej për vizitë.

Shumë tifozë, sapo pikasën Ronaldon dhe makinën e rrallë, e rrethuan atë teksa portugezi i mbrojtur nga një truprojë ia doli të futej në makinë dhe u largua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"