VIDEO/ Haland nuk e mbajnë nervat pas barazimit të Sitit, përplaset me mesfushorin argjentinas të Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 22:14

VIDEO/ Haland nuk e mbajnë nervat pas barazimit të Sitit, përplaset me mesfushorin argjentinas të Totenhemit

Erling Haland ka qenë i tensionuar si rrallëherë pas barazimit të sotëm 3-3 të Mançester Sitit ndaj Totenhemit. Ai është bërë protagonist i një incidenti, teksa u përplas me futbollistin e kundërshtarëve, Xhovani Lo Celso, pasi u mbyll ndeshja.

sdfsdfsdfsfdsdfsfdsdfsfdsfd

Haland ishte i nervozuar pasi po protestonte bashkë me skuadrën te gjyqtari i cili kishte ndalur një aksion të tyre të qartë drejt portës duke dhënë një faull në shtesën e ndeshjes. Ai po largohej nga fusha kur u përplas sup më sup me Lo Celson dhe mes të dyve nisi një shkëmbim verbal që më pas solli edhe konfrontimin.

Norvegjezi iu afrua kërcënueshëm por ishin pjesëtarët e skuadrave të dy futbollistëve që i ndanë për të mbyllur gjithçka para se situata të degjeneronte në një sherr banal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"