Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 19:23
VIDEO/ Goli që “theu” Dinamon dhe rihapi Kategorinë e Parë, shihni realizimin që i dha suksesin Tërbunit përballë “bluve”
Dinamo kryesuese e Kategorisë së Parë është ndalur sot përballë Tërbunit pasi është mposhtur me shifrat 1-0 nga pukjanët. Një sukses i rëndësishëm për Tërbunin që ngjitet përsëri në grupin e skuadrave të cilat luftojnë për ngjitjen në Superiore në edicionin e ardhshëm.
Por ishte edhe një humbje që i hap rrugë skuadrave ndjekëse të Dinamos që të tentojnë t’i marrin kreun këtij ekipi që është për momentin më i kuotuari për t’u kthyer në elitë në sezonin e ardhshëm.
Sfida u vendos nga goli i Xhabrahimit në fundin e pjesës së dytë, kur një goditje me kokë e tij gjeti të pavendosur mirë mbrojtjen e bluve dhe siguroi rezultatin 1-0 me të cilën do të mbyllej kjo sfidë.
PANORAMASPORT. AL
