VIDEO/ Goli që solli sherrin masiv, klubi i Kategorisë së Parë publikon pamjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2022 | 20:24

VIDEO/ Goli që solli sherrin masiv, klubi i Kategorisë së Parë publikon pamjet

Një gol në sekondën e fundit, i realizuar nga Ronaldo Isufi, shkaktoi një sherr masiv në duelin mes Maliqit dhe Vorës, që përfundoi në barazim 2-1.

Dhuna

Në momentin e shënimit nga maliqarët, futbollistët dhe stafi i Vorës shpërthyen në protesta ndaj asistentit, Muzhaqi, teksa nuk munguan shtyrjet dhe goditjet karshi tij. Skuadra mike pretendon se në momentin e realizimit të golit, futbollisti Isufi ka qenë në pozicion të parregullt. Ndërkohë që pati përleshje edhe mes futbollistë të Vorës dhe 4 tifozëve të Maliqit.

Ekipi vorak u ndje i vjedhur në këtë përballje, ndërkohë në krahun tjetër, klubi maliqar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka publikuar momentin e realizimit të golit të dytë. Gjithsecili është i lirë të gjykojë në lidhje me pozicionin dhe rregullsinë e këtij goli. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"