VIDEO/ Goli në finalen e mbijetesës, Mara bën heroin dhe shpëton skuadrën nga rënia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 20:11

VIDEO/ Goli në finalen e mbijetesës, Mara bën heroin dhe shpëton skuadrën nga rënia

Talenti maliqar Uerdi Mara, u bë heroi i Beroes në finalen e “Play-Out”-it ndaj Svoge, teksa shënoi golin e fitores në triumfin 1-0, duke shmangur kështu rënien nga kategoria.

76806602267284068

Në minutën e 35-të, ish-mesfushori i Skënderbeut tundi rrjetën e portierit Veliçkov, duke vendosur ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.  

Vlen të theksohet se Mara u transferua te skuadra bullgare, në merkaton e muajit janar si i huazuar nga skuadra turke e Ankara Koçiorenguçu.

Ky ishte goli i dytë për 24-vjeçarin me fanellën e skuadrës së Beroes në elitën e futbollit bullgar. Mbetet të mësohet me mjaft interes se cila do të jetë e ardhmja e Marës pas kësaj aventure të suksesshme.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"