Postuar: Maj 27, 2023 | 21:00
VIDEO/ Goli i shtatë në kampionatin kroat, sulmuesi shqiptar e mbyll sezonin me një realizim fantastik
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arbër Hoxha, e mbylli sezonin 2022/23 me gol në elitën e futbollit kroat. 24-vjeçari realizoi në barazimin 1-1 që skuadra e tij Slaven Belupo, arriti në transfertë ndaj Istrës.
Hoxha realizoi një gol tepër special me kokë në minutën e 56-të, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij. Vlen të theksohet fakti se 24-vjeçari, këtë sezon arriti të realizonte 7 gola si dhe regjistroi 2 asiste në 33 ndeshje.
Për sa i përket renditjes, skuadra e Slaven Belupos e mbylli kampionatin në vendin e 8-të me 43 pikë në 36 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"