VIDEO/ Goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut nuk mjafton, skuadra e Erdoganit gjen finalen në minutën e… 109-të  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 22:29

VIDEO/ Goli i ish-sulmuesit të Skënderbeut nuk mjafton, skuadra e Erdoganit gjen finalen në minutën e… 109-të  

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, duket se është abonuar me golin në elitën e futbollit turk, teksa gjeti rrugën e rrjetës sërish mbrëmjen e sotme me fanellën e Ankaraguçu në duelin e kthimit të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Bashaksehir.  

 bandicam 2023-05-25 22-28-12-641

Soue zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, teksa koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1. Për shkak se në duelin e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të Bashaksehir, ndeshja shkoi në shtesa dhe u vulos nga goli i shënuar nga Keni në minutën e 109-të.  

Vlen të theksohet se Bashaksehir është njohur ndryshe edhe si skuadra e Erdoganit. Presidenti i Bashakshehirit , Goksel Gumusdag ,është zyrtari i lartë i AKP-së, Partia për Drejtësi e Zhvillim. Këtë parti e ka themeluar Erdogan, që e ka ndjekur shumë herë nga stadiumi ekipin në fjalë.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"