VIDEO/ Goli i dytë radhazi në kampionat, sulmuesi shkodran vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 21:39

VIDEO/ Goli i dytë radhazi në kampionat, sulmuesi shkodran vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë

Brajan Gruda po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Mainc në Bundesligë, teksa përtej paraqitjeve të mira, tani po gjen me rregullsi edhe rrugën e rrjetës. Sulmuesi anësor shqiptar, ka shënuar sot në të dytën ndeshje radhazi në elitën e futbollit gjerman, duke ndihmuar ekipin e tij të marrë tre pikë që e ngjallin në luftën për mbijetesë.

brajan gruda

Mainc mundi me shifrat 4-1 skuadrën e Hofenhajm dhe djaloshi me origjinë nga Shkodra përsëri ka tundur rrjetën, ashti siç bëri në javën e kaluar ndaj Darmshtad. Këtë herë, ai shënoi golin e rezultatit 3-1 për ekipin e tij, duke bërë më të sigurt rezultatin e sfidës.

Ai shtyu me shpejtësi në rrjetë një top para portës duke u treguar më i shkathët se kundërshtarët, për të ndihmuar kështu Maincin që të merrte tre pikët që ringjallin plotësisht këtë ekip i cili deri pak kohë më parë dukej i destinuar që të zbriste në Bundesligën 2.

SHIH VIDEON

Për Grudën ky është goli i tretë i këtij sezoni në Bundesligë, ku ai shihet si një nga talentet më premtues. Nuk është rastësi që djaloshi i cili monitorohet edhe nga Silvinjo, është që tani pjesë e-përfaqësues U21 të Gjermanisë duke luajtur rregullisht me të.

sdffsdsfdfsfdsfdsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"