VIDEO/ Goli i 17-të në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 20:55

VIDEO/ Goli i 17-të në kampionat, sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani nuk ka të ndalur teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit rumun, me fanellën e Rapid Bukureshtit. Për fat të keq, skuadra e tij u mposht me rezultatin 3-1 nga Farul Konstanta. 

RRAHMANI

Rrahmani shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 45+4 nga pika e bardhë e penalltisë. Për 23-vjeçarin ky ishte goli i 17-të në 21 ndeshje, ndërkohë që ka dhënë edhe 4 asiste.  

Titullarë në këtë përballje u aktivizuan edhe 2 shqiptarët e tjerë të Rapidit, Krasniqi dhe Hasani, por pa mundur të linin gjurmë.  

Hasani dhe Rrahmani qëndruan në fushë gjatë gjithë duelit, ndërkohë që Krasniqi u zëvendësua në minutën e 60-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"