VIDEO/ Gol fantastik në Kategorinë e Parë, futbollisti shënon direkt nga goditja e këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 22:32

VIDEO/ Gol fantastik në Kategorinë e Parë, futbollisti shënon direkt nga goditja e këndit

Një gol spektakolar u shënua në Kategorinë e Parë në duelin mes Korabit dhe Vorës që përfundoi me rezultatin 1-2. 

Korabi

Ishte minuta e 31-të, kur futbollisti Sokol Mziu, i skuadrës dibrane, rrëmbeu skenën me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e këndit, duke e dërguar topin drejt e në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri mik Arbër Jata. Një realizim tepër special, që nuk haset shpesh në ndeshje të këtyre niveleve.  

Goli i shënuar nga Mziu, vendosi baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Vora në fund të sfidës arriti të triumfonte me rezultatin 1-2. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"