VIDEO/ Gol spektakolar, Arlind Ajeti dhuron “show” ndaj skuadrës së George Haxhit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 20:58

VIDEO/ Gol spektakolar, Arlind Ajeti dhuron “show” ndaj skuadrës së George Haxhit

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, nxori nga repertori i tij një gol spektakolar, në duelin ndaj Farul Konstantas të legjendës rumune George Haxhi. 

farul-constanta-cfr-cluj-ora-20-00-live-text-hagi-ii-poate-pune-o-noua-piedica-lui-mutu_5_1_size6

Ishte minuta e 82-të, ku pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Ajeti, që me një koordinim perfekt, me një gjuajtje në stil “volej” e dërgoi topin në trekëndësh, duke shtangur të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm. 

farul-constanta-cfr-cluj-ora-20-00-live-text-hagi-ii-poate-pune-o-noua-piedica-lui-mutu_4

Një realizim fantastik ky nga ana e shqiptarit, që i dhuroi një pikë të rëndësishme skuadrës së tij Kluzh, në duelin ndaj Farul Konstantas që përfundoi me shifrat 1-1. 

Për Ajetin ky ishte goli i tretë në 20 ndeshje me fanellën e rumunëve të Kluzh, që drejtohen nga Adrian Mutu. Për më tepër shikoni videon.  

GOLI SPEKTAKOLAR I AJETIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"