VIDEO/ Gol që mban skuadrën pranë zonës së Europës, sulmuesi shqiptar i jep fitoren në shtesë ekipit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 22:27

VIDEO/ Gol që mban skuadrën pranë zonës së Europës, sulmuesi shqiptar i jep fitoren në shtesë ekipit të tij

Goli i pestë në këtë kampionat i Belajdi Pusit në Azerbajxhan, ka pasur sot një vlerë shumë të rëndësishme. Ish-sulmuesi i Vllaznisë dhe Skënderbeut, i ka dhënë skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në transfertë, duke e mbajtur pranë zonës që siguron pjesëmarrjen në Europë.

sdffdsfdssfdsfdsdfsfd

Turan, ku luan sulmuesi shqiptar, luante në transfertë ndaj Gabala, një sfidë ku Pusi hyri në lojë në minutën e 72-të  kur shifrat ishin 1-0 për ekipin vendas. Skuadra e tij barazoi dhe më pas, në minutën e 95-të, ai gjeti golin e fitores 2-1 me një aksion spektakolar dhe nëj goditje që nuk i la mundësi reagimi portierit.

SHIH GOLIN (VIDEO)

Goli i pestë i tij personal, ngjiti Turan në kuotën e 42 pikëve, vetëm 4 larg vendit të tretë që të çon në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"