VIDEO/ Gol nga jashtë zone, Ernest Muçi sërish protagonist me Beshiktashin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 21:26

VIDEO/ Gol nga jashtë zone, Ernest Muçi sërish protagonist me Beshiktashin

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka gjetur një tjetër gol me Beshiktashin.

dfgfdhgd

Ai ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 18-të në duelin me Ankaraguçu.

Pas një pasimi të mirë, Muçi merr topin dhe gjuan me të majtën potente duke shkundur portën e kundërshtarit.

Ky është goli i tij i tretë në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"