VIDEO/ Gol me peshë te kampionët e Dinamo Batumit, Uerdi Mara bën heroin në Gjeorgji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 20:25

VIDEO/ Gol me peshë te kampionët e Dinamo Batumit, Uerdi Mara bën heroin në Gjeorgji

Talenti maliqar Uerdi Mara ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Dinamo Batumit në elitën e futbollit gjeorgjian, teksa i dhuroi 3 pikë të arta të tijëve në triumfin 1-2 të arritur në transfertë ndaj Dinamo Tbilis.  

bandicam 2024-05-23 20-20-23-094

25-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 54-t, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke shënuar kështu golin e fitores.  

Kjo ishte rrjeta e parë për Marën me fanellën e Dinamo Batumit, ku numëron 11 ndeshje. Vlen të theksohet fakti se mesfushori që në të kaluarën ka qenë pjesë e Skënderbeut, iu bashkua kampionëve të Gjerogjisë, në merkaton e janarit nga skuadra turke e Keciorengucu.  

Ai ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve duke u graduar si titullar te Dinamo që kërkon mbrojtjen e titullit këtë sezon.  

GOLI I MARËS:  VIDEO 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"