VIDEO/ Gol me peshë në kampionat, sulmuesi shqiptar bën heroin dhe mban skuadrën në garën për titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 18:02

VIDEO/ Gol me peshë në kampionat, sulmuesi shqiptar bën heroin dhe mban skuadrën në garën për titullin kampion

Sulmuesi shqiptar Flavio Sulejmani po kalon një moment mjaft të mirë te Lacio U-19, duke u shndërruar në një protagonist absolut. Talenti kuqezi i dhuroi fitoren skuadrës laciale në duelin e sotëm ndaj Kaljarit U-19, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 74.  

bandicam 2024-04-07 17-59-31-802

Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Sulejmanin, që e ngjit Lacion në vendin e katërt me 50 pikë, vetëm 4 më pak se kryesuesit e Interit. Duket se lacialët janë futur fuqishëm në luftën për titullin kampion. Duelin e radhës Lacio U-19 e luan në shtëpi ndaj Leçes U-19. 

GOLI I SULEJMANIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"