VIDEO/ Gol dhe asist në pjesën e parë, Mirlind Daku i tregon sa vlen Silvinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 23:40

VIDEO/ Gol dhe asist në pjesën e parë, Mirlind Daku i tregon sa vlen Silvinjos

Mungesa e madhe në grumbullimin e Shqipërisë për ndeshjet e muajit mars ishte padyshim Mirlind Daku. Sulmuesi ka qenë protagonist gjatë eliminatoreve të Europianit dhe ka qenë rregullisht pjesë e grupit kuqezi.

sadsaddasasddsa

Silvinjo bëri të qartë se ky nuk ishte një përjashtim për lojtarin, por thjesht zgjedhje për të testuar lojtarë të tjerë si Broja e Manaj. Daku nuk bëri polemika, përkundrazi. Por sapo iu dha rasti, sulmuesi tregoi me vepra në fushë sa vlen, që në ndeshjen e parë pas kthimit nga pauza e kombëtareve.

Në sfidën e sotme të Rubin Kazan ndaj Akhmat Grozni, Daku ishte ai cili dha asistin për golin e avantazhit të skuadrës së tij në minutën e 12-të të sfidës, duke pasuar për Randjeloviç në zonë. (SHIH VIDEON)

Më pas, vetë sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 35-të të ndeshjes, duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij, teksa shënoi golin e 5-të personal në këtë edicion në futbollin rus. (SHIH VIDEON).

Kjo ishte përgjigja më e mirë për të gjithë ata që vinin në dyshim aftësitë e tij dhe një mesazh i qartë edhe për Silvinjon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"