VIDEO/ Goditen 4 penallti dhe gabohen dy! Skënderbeu mposht Erzenin në transfertë dhe rikthehet tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 0:05

VIDEO/ Goditen 4 penallti dhe gabohen dy! Skënderbeu mposht Erzenin në transfertë dhe rikthehet tek fitorja

Skënderbeu ka mposhtur në transfertë Erzenin, në sfidën e parë të javës së gjashtë të Superiores

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Në minutën e 22′ Liço kaloi ekipin e tij në avantazh falë një penalltie. Më pas Skënderbeu fitoi një tjetër penallti por shtylla iu mohoi golin. Penalltia u përsërit edhe njëherë por Hasanbelli mbrojti portën duke mos pësuar gol.

Sfida u vulos në të 70′ nga Shaqe i cili dyfishoi shifrat. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Erzeni fiton një penallti dhe Kahrimanoviç e kthen në gol. Kështu sfida mbyllet me rezultatin 1-2 për Skënderbeun

ERZENI 1-2 SKËNDERBEU

90’+5′ Kahrimanoviç (P)/ 22′ Liço (P), 70′ Shaqe

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida!

90’+5′ GOOOL ERZENI 1-2! Kahrimanoviç nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe shkurton diferencën. (VIDEO)

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Rashica godet drejt portës, por Hasanbelli bën një pritje të mirë. (VIDEO)

85’ Zeka provon nga distanca, por traversa i mohon golin e sigurt (VIDEO)

79’ Kahrimanoviç gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

79′ Rojas largohet nga fusha, zëvendësohet nga Kiqina.

78′ Rojas ndërhyn ndaj Liços dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ GOOOL SKËNDERBEU 0-2! Juri gjuan nga goditja e këndit drejt zonës, Shaqe shfrytëzon rastin e artë për të shkundur rrjetën e Hasanbelli me një goditje me kokë. (VIDEO)

70’ Liço gjuan drejt portës, por Hasanbelli arrin të bëjë një pritje të jashtëzakonshme. (VIDEO)

69′ Peposhi ndërhyn ndaj Rashicës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e lirë, por portieri Alia bën një super pritje. (VIDEO)

61’ Pecani largohet nga fushë, në vend të tij futet Juri. Edhe nga ekipi i Erzenit ka ndryshime, me Meçjan që lë fushën dhe Rojas që e zëvendëson.

58’ Erzeni pretendon për një penallti për një prekje me dorë të Ramos, por arbitri nuk e akordon dhe vijon lojën. (VIDEO)

57′ Shaqe ndërhyn ndaj Maliqit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

54’ Nikaj lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Vangjeli.

52’ Liço provon nga goditja e dënimit, por topi largohet nga mbrojtja shijakase.

47’ Rashica kroson drejt zonës për Nikaj, por ky i fundit nuk arrin ta kapë topin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve.

45′ +3′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+2′ Mihana gjuan nga goditja e dënimit, por topi fluturon mbi traversë. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e dënimit për Maliqin, ky i fundit e dërgon topin në zonë por largohet nga mbrojtja. (VIDEO)

44′ Migone kroson në zonë për Mihanën, por ky i fundit nuk arrin të godasë pasi topi largohet nga mbrojtja.

38′ Kahrimanoviç gjuan nga goditja e lirë, por topi bllokohet nga mbrojtja e Skënderbeut. (VIDEO)

29′ Përsëritet sërish penalltia e Skënderbeut, Hasanbelli i pret topin Liços. (VIDEO) + (VIDEO)

26′ Liço gabon nga pika e bardhë e penalltisë, shtylla i mohon golin tjetër (VIDEO)

25′ Nikaj rrëzohet në zonë, akordohet tjetër penallti për Skënderbeun. (VIDEO)

22’ GOOOL SKËNDERBEU 0-1! Liço nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe kalon në avantazh ekipin e tij.  (VIDEO)

20’ Pas një kundërsulmi, Rashica rrëzohet në zonë nga Atanda dhe Skënderbeu fiton penallti. Gjyqtari merr konfirmimin edhe nga VAR. (VIDEO)

15′ Mihana nuk preferon të pasojë dhe tenton të godasë vetë, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja korçare. (VIDEO)

11′ Migone kroson drejt zonës, Meçja godet me kokë por topi shkon në duart e portierit Alia. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Migone, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Kahrimanoviç, Meçja, Zeka, Mihana.

Trajner: Alfred Deliallisi

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Rabiu, Pecani, Liço, Shaqe, Nikaj, Rashica.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

ghg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"