VIDEO/ Gjimshiti lider në mbrojtje, Atalanta bën katër fitore radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 20:28

VIDEO/ Gjimshiti lider në mbrojtje, Atalanta bën katër fitore radhazi

Katër fitore radhazi për Atalantën në Serinë A dhe një tjetër hap i rëndësishëm për objektivin Champions. Skuadra bergamaske triumfoi me rezultatin 1-4 në fushën e Xhenovës, falë golave të De Ketelaere, Kopmeiners, Zapakostës dhe Ture, ndërsa për vendësit Malinkovski vendosi baraspeshën e përkohshme, por kjo nuk mjaftoi që kuqeblutë të dilnin nga kjo përballja me pikë. 

175931695-175f2753-3ba9-406e-806c-30a1fc0f623d (1)

Titullar i padiskutueshëm në këtë sfidë ishte dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares, tashmë është një lider i konfirmuar te skuadra zikaltër, duke dhënë gjithmonë siguri në repartin difensiv. Edhe në këtë sfidë, Gjimshiti ishte një nga më të dalluarit e mbrojtjes.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Falë kësaj fitoreje, Atalanta u ngjit në kuotën e 42 pikëve, në 23 ndeshje, 3 më shumë se Bolonja e vendit të pestë dhe 7 më pak se Milani i vendit të tretë. Në sfidën e radhës, bergamaskët do të presin Sasuolon në shtëpi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"