VIDEO/ Gjimshiti fiton Ligën e Europës si kapiten, shikoni pamjet emocionuese të tij duke festuar me djalin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 10:54

VIDEO/ Gjimshiti fiton Ligën e Europës si kapiten, shikoni pamjet emocionuese të tij duke festuar me djalin

Mbrëmja e djeshme do të mbetet e paharrueshme për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, fitoi për herë të parë në karrierë një trofe, dhe ku ka më mirë se ai i Ligës së Europës, për më tepër si kapiten i Atalantës.

bandicam 2024-05-23 10-25-37-164

Natyrisht një arritje historike për të, që pak nga pak, po bëhet ndoshta edhe mbrojtësi më i suksesshëm shqiptar në histori.

Pas përfundimit të takimit, gruaja e tij ka postuar një story në “Instagram”, ku tregohet Gjimshiti duke luajtur me djalin e tij në fushën e lojës. (VIDEO)

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"