VIDEO/ Gati bën heroin në minutën e 97-të, Juventusi barazon mes vuajtjesh me Seviljen në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2023 | 0:18

VIDEO/ Gati bën heroin në minutën e 97-të, Juventusi barazon mes vuajtjesh me Seviljen në shtëpi

Juventus nuk bind as në Europë. Bardhezinjtë kanë barazuar sot me vuajte në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës përballe Seviljes, duke lënë çdo gjë të hapur me një avantazh minimal të miqve, pasi ndeshja e kthimit luhet në Spanjë.

bandicam 2023-05-11 20-59-05-365

Skuadra spanjolle, edhe pse në kampionat nuk po bën mirë, në Itali ka dhuruar një ndeshje ofensive sidomos në pjesën e parë duke vënë në vështirësi ekipin e Alegrit. Vendasit shpërdoruan me Vlahoviç raste të mira para portës teksa u goditën më pas nga En Nesiri i cili mposhti Sheznjin.

Në pjesën e dytë, spanjollët u mbrojtën me shumë forca dhe nuk lejuan Juventusin të dilte në lojën e vet, pavarësisht ndërrimeve të Alegrit, duke kërkuar të mbyllnin sfidën me një fitore minimale që ia bën më të lehtë rrugëtimin drejt finales. Por në goditjen e fundit në portë, në një goditje këndi, Gati gjeti barazimin në minutën e 97 për të hapur sfidën përsëri dhe shtyrë çdo vendim për kualifikimin në finale.

JUVENTUS-SEVILJA 1-1
90’+7′ Gati / 26′ En Nesiri

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+7’ GOOOLJUVENTUS! Pas një goditje këndi, Pogba kthen topin te Gati i cili me kokë barazon shifrat.

90’+3’ Juventusi është pranë zonës së miqve, me harkime radhazi në kërkim të gjuajtjes drejt portës, por askush nuk shqetëson Bono.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Protesta të bardhezinjve pas një kontakti në zonë mes Rabio dhe Bade. Gjyqtari nuk shkon as të shohë pamjet me VAR.

75’ Pogba tenton të gjejë vazhdimisht shokët e skuadrës në zonë, por Sevilja tani mbrohet me forca të shumta dhe nuk lejon hapësira.

70’ Alegri provon gjithçka për gjithçka, duke aktivizuar edhe Pogba në vend të Di Marias.

63’ Iling tenton nga jashtë zonës me një goditje të befasishme, Bono kontrollon.

61’ Bonuçi i dëmtuar dhe Vlahoviç lënë fushën e lojës, për t’i bërë vend Gatit dhe Milik.

57’ Iling hyn në zonë nga e majta, por pastaj pasimi i tij drejt Vlahoviç ndalet nga mbrojtësit vendas.

52’ Top në thellësi për Kiezën i cili nuk gjen kontaktin me topin duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të rrezikuar portën.

46’ Kieza dhe Iling marrin vendin e Kostiç dhe Mireti në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e spanjollëve.

45’+3’ En Nesiri provon të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, këtë herë pa çuar sferën në katërkëndor.

43’ Rabio ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Fernando.

39’ Rakitiç provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, Sheznji devijon me vështirësi mbi traversë.

34’ Okampos dëmtohet dhe nuk mund të vazhdojë më, me Montiel i cili merr vendin e tij në fushë.

29’ Juventusi hidhet me forca të shumta në sulm, por gjendet shpesh e zbuluar në prapavijë nga kundërsulmet e  miqve.

26’ GOOOL SEVILJA! Kundërsulm i shpejtë i Seviljes me En Nesirin i cili i vetëm para portës nuk gabon duke shënuar golin e parë.

25’ Okampos “fal” Juventusin pasi i vetëm para portës dërgon topin jashtë.

20’ Dëshpërohen bardhezinjtë! Vlahoviç merr një top të artë nga Kostiç por nuk gjen portën edhe me Bonon e dalë nga katërkëndori.

18’ Di Maria nxjerr të lirë Vlahoviç para portës, por sulmuesi nuk ia del të kalojë Bono i cili i bllokon katërkëndorin. Më pas sulmuesi vlerësohet në pozicion jashtë loje.

17’ Përsëri Okampos vë në provë Sheznjin me një gjuajtje me kokë, portieri largon rrezikun.

14’ Mundësi e mirë edhe për Seviljen, kur pas një krosi nga e majta, Okampos me kokë vë në provë reflekset e Sheznjit.

13’ Vlahoviç nis në krahun e majtë Kostiç dhe ky i fundit provon me një diagonale, por pa gjetur portën.

3’ Start i vrullshëm i juventinëve të cilët tentojnë me Rabio e Di Maria, pa gjetur portën.

1’ Nis ndeshja në Torino.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS: Shezni, Kuadrado, Danilo, Bonuçi, Aleks Sandro, Lokateli, Rabio, Di Maria, Mireti, Kostiç, Vlahoviç.

Trajner: Masimilano Alegri

SEVILJA: Bono, Hezus Navas, Bade, Gudelj, Akunja, Fernando, Rakitiç, Okampos, Oliver Torres, Brajan Gil, El-Nezeri.

Trajner: Hoze Luiz Mendilibar

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"