VIDEO/ Garet Bejl bën parashikimin e çmendur për finalen e Champions, injorim total për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 17:45

VIDEO/ Garet Bejl bën parashikimin e çmendur për finalen e Champions, injorim total për Interin

Afron finalja e Ligës së Kampioneve dhe çdokush mundohet që të parashikojë se si mund të shkojë fati i ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Interit. Një prej tyre është edhe Garet Bejl, një lojtar i cili e di se si fitohet Liga e Kampioneve.

bejl

Uellsiani ka qenë pjesë e Real Madrid dhe në karrierën e tij e ka fituar 5 herë këtë trofe, më të fundit në sezonin e kaluar. Edhe uellsiani është munduar që të japë një parashikim, por ka bërë atë që pakkush priste.

Sipas shifrave që ka shkruar Bejl në tabelë, Mançester Siti do të dominojë plotësisht ndeshjen, pasi uellsiani parashikon që anglezët do të fitojnë me rezultatin 5-0. Se sa do i afrohen këto shufra realiteti, do ta tregojë vetëm fusha e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"