VIDEO/ Gafa pafund dhe dy autogola, Sasuolo shkatërron me “poker” Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 20:05

VIDEO/ Gafa pafund dhe dy autogola, Sasuolo shkatërron me “poker” Juventusin

Juventusi ka marrë disfatën e parë këtë sezon, duke u mundur me rezultatin 4-2 nga Sasuolo në transfertë.

sasuolo

Ishin vendasit të parët që gjetën rrjetën me anë të Lauriente pas një gafe të Sheznit, i cili nuk arriti të kontrollonte dot topin.

Bardhezinjtë rivendosën baraspeshën me anë të një autogoli nga Vinja, teksa ishte Berardi që kaloi sërish në avantazh vendasdit në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 78’ Kieza barazoi sërish, por vendasit nuk kërkonin që të dilnin me vetëm një pikë nga ky takim, pasi Pinamonti shënoi dhe golin e tretë një minutë më vonë. Në fund ishte Gati ai që bëri një gafë qesharake duke çuar topin në portën e tij, me rezultatin që u mbyll 4-2.

REZULTATI:

SASUOLO 4-2 JUVENTUS

Lauriente 12′, Berasrdi 41′, Pinamonti 82′, Gati (A.G) 90+5′ / Vinja (A.G) 21′, Kieza 78′

-AUTOGOLI I GATIT (VIDEO)

-GOLI I PINAMONTIT (VIDEO)

-GOLI I KIEZAS (VIDEO)

-GOLI I BERARDIT (VIDEO)

-AUTOGOLI I VINJAS (VIDEO)

-GOLI I LAURIENTE (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

435465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"