VIDEO/ Gafa me himnin, anglezët tërbohen me këngëtaren. Elinora në lot: Ndjehem e turpëruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 10:17

VIDEO/ Gafa me himnin, anglezët tërbohen me këngëtaren. Elinora në lot: Ndjehem e turpëruar

Këngëtarja italo-amerikane, Elinora, ka kërkuar ndjesë pas gafës gjatë këndimit të himnit anglez “God Save The King” në stadiumin e Napolit, “Maradona”, përpara ndeshjes kualifikuese të Europianit, Itali-Angli.

sdfdsfsdfsdfsdf

Miliona anglezë përpara televizionit, futbollistët në fushë dhe tifozët në stadium, ngelën të habitur në momentin që këngëtarja 28-vjeçare nisi të këndojë himnin e tyre. Ajo ngatërroi vargjet e para dhe u pa të kalonte në panik, duke fajësuar kufjen. Më pas u duk sikur ajo e mori situatën në kontroll, por u pa dukshëm në vështirësi gjatë gjithë këndimit të himnit. Duke folur për “DailyMail” pas ndeshjes, ajo shpërtheu në lot, ndërsa kërkoi ndjesë për performancën:

“Jam thjesht shumë e zemëruar për atë që ndodhi, sepse doja që të ishte perfekte, por ajo që ndodhi nuk ishte faji im. Unë dua që t’u kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve anglezë, të cilët ishin në stadium dhe atyre që po shikonin nga televizori. Jam e turpëruar për atë që ndodhi dhe dua që njerëzit ta dinë se nuk po tregoja mungesë respekti. Ishte një nder i madh që m’u kërkua që të këndoja himnin kombëtar dhe isha shumë e emocionuar për këtë.

sdfsdfsdfsdfdf

Nuk kisha kënduar kurrë një himn më parë. Unë jam më shumë një këngëtare popi, por në fushë kishte një problem me zërin. E kisha përsëritur dy herë himnin një ditë përpara ndeshjes dhe atë natë tri herë, por kur erdhi momenti për ta kënduar, kisha një problem me kufjen.

E kisha muzikën në vesh, por pastaj u ndal dhe nisi sërish dhe unë po e dëgjoja dy herë. Kështu që isha jashtë sinkronizimit dhe ishte e vështirë për mua që të gjeja kohën. Unë provova më të mirën time për ta zgjidhur problemin, por nuk kishte asgjë që mund të bëja dhe jam shumë e zemëruar për këtë. Unë po përpiqesha që të rregulloja dhe kapja kohën, por ishte tepër vonë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"