VIDEO/ Gabriel Barbosa i jep Kukësit fitoren e parë, Laçi humb të pestën radhazi me të njëjtin rezultat dhe prek fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 23:50

VIDEO/ Gabriel Barbosa i jep Kukësit fitoren e parë, Laçi humb të pestën radhazi me të njëjtin rezultat dhe prek fundin

Goli i Gabriel Barbosa i ka mjaftuar Kukësit për të siguruar fitoren e parë në kampionat në këtë edicion, duke iu larguar vendit të fundit në klasifikim. Vend i fundit i cili tashmë i përket përsëri Laçit, i cili regjistroi humbjen e 5-të radhazi me shifrat 1-0.

bandicam 2022-10-01 16-53-39-638

Në një ndeshje të luftuar por pa shumë raste për shënim, diferencën e bëri pikërisht goli i sulmuesit brazilian në pjesën e parë, pasi i dha edhe qetësinë Kukësit që të synonte dhe të arrinte të mbronte rezultatin me qetësi.

Kështu, skuadra verilindore merr tre pikë të çmuara sidomos për moralin, ndërsa ecën më e qetë pasi ka gjetur fitoren e parë nën drejtimin e Dobit. Kurse nga ana tjetër, komplikohet edhe më shumë situata e Vukiçeviç në pankinën e ekipit kurbinas.

LAÇI 0-1 KUKËSI
19′ Gabriel Barbosa

KOMENTI LIVE:

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale 1-0 të Kukësit ndaj Laçit.

90’+3’ Zivkoviç dhe Peposhi vonohen në kombinimet mes tyre në një kundërsulm duke mos shfrytëzuar epërsinë numerike e fituar vetëm një goditje këndi.

90’+2’ Barbosa i lë vendin në fushë Zivkoviç.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ Goditje këndi e Laçit e ekzekutuar me skemë për të nxjerrë në pozicion gjuajtje Ujkën, por tentativa e këtij të fundit përfundon mes këmbëve të lojtarëve dhe largohet nga mbrojtja.

84’ Peposhi dhe Sula marrin vendin e Berishës dhe Gj. Taipit.

79’ Mazrekaj tani provon vetë nga e majta me një gjuajtje të fortë që thuajse befason Tafas i cili grushton me vështirësi.

78’ Mazrekaj harkon rrezikshëm nga e majta në zonën e Kukësit, Tafas del dhe grushton topin në këndore.

76’ Në një goditje nga këndi nga e djathta e sulmit të Kukësit, topi kalon mes lojtarëve në zonë dhe pastaj përfundon jashtë.

75’ Ivkoviç dhe Ujka marrin vendin e Spahiut dhe Piterman në këto minuta të fundit te Laçi.

73’ Sh. Taipi ekzekuton direkt në portë goditen e dënimit nga e majta, por sfera përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit vendas.

73’ Piterman ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ndrecës i cili ishte shkëputur në krahun e majtë.

68’ Aksion i rrezikshëm i miqve me Meksin në krahun e djathtë, por harkimi i tij në qendër nga fundorja largohet nga prapavija kurbinase.

65’ El Id ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Spahiut.

64’ Meksi dhe El Id hyjnë në fushën e lojës në vend të Haxhiut dhe Giasi në radhët e Kukësit.

62’ Babatunde merr vendin e Barjamajt në fushë për kurbinasit.

62’ Gjuajtje e fortë e Mazrekajt nga e majta, topi përfundon jashtë.

58’ Giasi niset drejt zonës me shpejtësi, por Turkaj i zë rrugën dhe ai rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë dhe më pas është Barbosa ai i cili bën faull duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Nga tribuna nisin të fluturojnë shishet e ujit.

54’ Berisha jep një top të gjatë për Giasi i cili shtyn sferën më shumë se sa duhet dhe i jep mundësinë Dajsinanit të dalë dhe kontrollojë sferën.

51’ Harkim nga e djathta e sulmit të Kukësit, Dajsinani nuk kontrollon siç duhet në një duel ajror me Barbosa, kundër të cilit sinjalizohet faull.

50’ Prengaj është i ndëshkuari i parë i ndeshjes pas një faulli nga mbrapa ndaj Gj. Taipit.

48’ Një top në thellësi gjen Gabriel Barbosa i cili gjuan me kokë dhe godet traversën. Por ka flamur të ngritur lart dhe lojtari sinjalizohet në pozicion jashtë loje. .

46’ Prengaj merr vendin e Adeleke në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes në radhët e kurbinasve.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin e Kukësit pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Goditje dënimi nga e majta e Spahiut, topi harkohet mbi murin mbrojtës por përfundon jashtë, mbi kryqëzimin e shtyllave.

40’ Një top i rrezikshëm në zonën kurbinase nuk largohet nga mbrojtja vendase dhe Haxhiu tenton portën fluturimthi nga jashtë zonës, pa arritur të gjejë katërkëndorin.

33’ Laçi ekzekuton një skemë në goditje dënimi duke nxjerrë Manellarin të vetëm në pozicion goditje, por ai gabon shënjestrën në tentativën e tij.

26’ Mundohet të reagojë Laçi por tanimë kuksianët janë të vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk lejojnë hapësira.

kukesi barbosa

FOTO: F. Hazisllari

19’ GOOOL Kukësi! Gabriel Barbosa gjen rrjetën me një gjuajtje me kokë pas zhvillimit të një goditje nga këndi.

18’ Berisha tenton portën me një gjuajtje të fortë ballore nga jashtë zonës, topi devijohet jashtë nga një mbrojtës duke shmangur golin.

17’ Kombinim i shpejtë i kurbinasve në zonë, Spahiu hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, por Ebert ndalon goditjen duke devijuar topin në këndore.

9’ Goditjet standarde duken si arma e vetme me të cilat rrezikon Kukësi në këto momente, pasi nuk ka shpejtësinë për të rrezikuar prapavijën vendase.

5’ Adeleke mundohet të depërtojë në zonë por nuk merr siç duhet topin dhe shpërdoron mundësinë për të rrezikuar portën e Kukësit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

LAÇI – Dajsinani; Cucin, Velkovski, Turkaj, Ziko; Bajramaj, Manellari, Peterman; Spahiu, Adeleke, Mazrekaj. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

KUKËSI – Tafas; Haxhiu, Ilieski, Ferreira, Ndreca; Giasi, Gj. Taipi, Sh. Taipi, Ebert; Berisha, Gabriel Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Klodian Shahini (Durrës)

Asistent i parë – Rexhino Mersinasi (Durrës)

Asistent i dytë – Gerald Cenolli (Korçë)

Arbitër i katërt – Indrit Myrtja (Shkodër)

VAR – Andi Koçi (Durrës)

AVAR – Elvis Gjoka (Lezhë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"