VIDEO/ Futbollisti e “mashtroi” në dhënien e dorës, reagimi i Gatuzos bëhet viral

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 22:06

VIDEO/ Futbollisti e “mashtroi” në dhënien e dorës, reagimi i Gatuzos bëhet viral

Trajneri italian Xhenardo Gatuzo, po rikthen në rrugën e duhur Marsejën e tij. Ai duket se ka gjetur mënyrën për të nxjerrë klubin nga kriza, falë tre fitoreve radhazi mes kampionatit e Europa League. Por italiani ishte edhe protagonist i një episodi të bukur me një prej futbollistëve të tij, Azedine Ounahi. 

Ounahi-1024x576

Teksa Gatuzo për përshëndeste lojtarët e stoli pas triumfit 3-0 ndaj Lionit, duke iu dhënë dorën, Ounahi e “mashtroi” italianin me dhënien e dorës, teksa italiani e ka kapur menjëherë situatën duke bërë shaka në “mënyrën e tij”, teksa reagimi i Gatuzos ka bërë xhiron e rrjetit. 

Gatuzoo bëri sikur reagoi me grusht dhe më pas e përqafon energjikisht. E gjitha mes ilaritetit të komentatorëve dhe lojtarëve të tjerë të pankinës. E sigurt është se Ounahi, për disa sekonda, pati frikë nga më e keqja. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"