VIDEO/ Fund dramatik me dy gola në shtesë, Juventusi mund Monzën dhe merr kreun e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 22:48

VIDEO/ Fund dramatik me dy gola në shtesë, Juventusi mund Monzën dhe merr kreun e Serisë A

Juventusi ka marrë sot kreun e renditjes së Serisë A me një fitore dramatike përballë Monzës në transfertë, në një fund të çmendur të sfidës ku u shënuan dy gola në shtesë.

fdh

Bardhezinjtë dominuan sfidën në pjesën e parë, ku humbën një penallti me Vlahoviç por pastaj shënuan shumë shpejt golin e parë. Më pas, ekipi i Alegrit kontrolloi me qetësi lojën, duke u munduar që të siguronte pikët e plota ndaj skuadrës që i kishte krijuar shumë probleme në edicionin e kaluar.

Dhe kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fitores minimale të bardhezinjve, një harkim i Karbonit në zonë nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në rrjetën e Sheznjit, Pa u shuar mirë festa, Juventusi ia doli të gjente golin e fitores, me Gatin i cili u kthye në bomber në zonën kundërshtare, duke vendosur fatin e sfidës në minutën e 94-t të saj,.

Kështu, Juventusi ngjitet në vendin e parë, duke kaluar me një pikë Interin i cili këtë javë ka një ndeshje të komplikuar përballë Napolit.

MONZA 1-2 JUVENTUS

Karboni 90’+2′ / Rabio 12′, Gati 90’+4′ 

sssssssssad

RASTET KRYESORE:

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Juventusit.

90’+4′ GOOOL JUVENTUS 1-2! Insiston Juventusi nga e djathta me Rabio i cili gjen Gatin. Ky i fundit gjen devijimin e duhur në zonë dhe kalon përsëri në avantazh ekipin. (VIDEO)

90’+2′ GOOOL MONZA! Karboni lëshon një harkim në zonë dhe nuk gjen asnjë devijim, me sferën që shkon në mënyrë të papritur në rrjetën e mbrojtur nga Sheznji. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

33′ Gati humbet një rast shumë të pastër, ku nga më pak se dy metra nuk goditi në portë. (VIDEO)

12′ GOOOL JUVENTUS 0-1! Rabio godet me kokë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe ndëshkon Di Gregorion. (VIDEO)

10′ Vlahoviç niset nga pika e bardhë, por ndalet nga Di Gregorio. Topi rikthehet sërish te serbi, por Di Gregorio bën sërish heroin. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

6868768768

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"