VIDEO/ Frenklin bën heroin për vendasit, Skënderbeu mposht Erzenin dhe barazon Tiranën me pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 23:38

VIDEO/ Frenklin bën heroin për vendasit, Skënderbeu mposht Erzenin dhe barazon Tiranën me pikë

Skënderbeu ka mposhtur Erzenin në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.ytiy

Ka mjaftuar goli i Frenklinit në minutën e 29-të që vendasit të dalin nga fusha me 3 pikë. Pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave për të shënuar gol në pjesën e dytë, nuk ja arritën.

Kështu me këtë fitore, Skënderbeu barazon përkohësisht me pikë Tiranën e vendit të tretë. Ndërsa Erzeni mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë.

SKËNDERBEU 1-0 ERZENI

29′ Frenklin

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Skënderbeut!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Randi ndërhyn ndaj Zekës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Alba lë fushën e lojës, ka minuta për Agustin Rojas.

83′ Largohen Lika dhe Shaqe, në lojë futen Ivan dhe Zenullari.

76’ Liço gjuan me kokë drejt portës, por gabon shënjestrën dhe topin përfundon jashtë (VIDEO)

75′ Maliqi largohet nga fusha, ka minuta për Osmanllarin.

72′ Nikaj lë fushën, zëvendësohet nga Vangjeli.

71’ Largohet Migone, në lojë futet Kiqina.

54′ Arbitri ndëshkon me karton të verdhë Shaqen, Likën, Peposhin dhe Mihanën për tensionin e krijuar në fushë.

48’ Lika nis shpejt topin, nervozohen futbollistët e Erzenit (VIDEO)

46’ Frashëri ndërhyn ndaj Peposhit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Kacbufi lë fushën e lojës, ka minuta për Meçjan.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Skënderbeut!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Peposhi gjuan drejt portës, Alia nxjerr në pah aftësitë e tij duke bërë një pritje fantastike (VIDEO)

32’ Mihana ka mundësinë për të barazuar shifrat, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet kuadratin (VIDEO)

29′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Pas një pasimi të mirë në zonë, Frenklin gjuan drejt portës së Hasanbellit duke zhbllokuar sfidën (VIDEO)

27’ Migone i prish planet Nikajt, duke e penguar për të gjuajtur drejt portës.

23’ Frenklin nuk arrin të përfitojë nga mundësia e artë, Sadiki largon topin nga zona e rrezikut (VIDEO)

17’ Zeka gjuan me të majtën drejt portës, sfera shkon shumë pranë kuadratit (VIDEO)

16′ Nikaj ndërhyn ashpër ndaj Maliqit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

13’ Lika provon nga goditja e dënimit, por topi fluturon shumë lart mbi traversën. (VIDEO)

10′ Kahrimanoviç lëshon predhën drejt portës, por mbrojtja e bllokon topin. (VIDEO)

3’ Frenklin tenton të avancojë me topin drejt portës, por Hasanbelli del dhe largon rrezikun.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, De Oliveira, Prençi, Shaqe, Rabiu, Dumfur, Lika, Liço, Nikaj, Frenklin

Trajneri: Ivan Gvozdenoviç

ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Kacbufi, Peposhi, Atanda, Alba, Kahrimanoviç, Migone, Maliqi, Zeka, Mihana

Trajneri: Alfred DeliallisiWhatsApp Image 2023-12-02 at 16.43.47

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"