VIDEO/ Fizioterapistja e Pogradecit bëhet përsëri heroinë, i shpëton jetën një tjetër futbollisti në fushën e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 23:50

VIDEO/ Fizioterapistja e Pogradecit bëhet përsëri heroinë, i shpëton jetën një tjetër futbollisti në fushën e lojës

Alma Angjo është kthyer në një emër shumë të njohur në futbollin shqiptar. Fizioterapistja është e njohur u për punën e saj me skuadrën e Pogradecit, por edhe për faktin se është bërë protagoniste me raste të veçanta, duke i shpëtuar jetën lojtarëve në fushën e lojës.

sadsasdasdasdasda

Në ndeshjen e sotme mes Pogradecit dhe Butrintit në Kategorinë e Dytë, një përplasje mes dy lojtarëve bëri që të mbetej pa ndjenja në tokë Selidon Zholi i Butrintit. Fizioterpistja ishte me stafet mjekësore që ndërhynë me shpejtësi, duke i nxjerrë gjuhën lojtarit i cili më pas u normalizua.

“Situata të tilla janë bërë mëse normale në futbollin në Kategorinë e Dytë pasi zhvillohet një lojë pak më e ashpër se në Kategorinë Parë apo dhe Kategorinë Superiore. Me mua në fushë ishin mjeku tjetër i Pogradecit, Aurel Leka dhe mjeku i Butrintit. Së bashku ia dolëm”, shkroi ajo më pas në rrjetet sociale.

Kjo është hera e dytë në të cilën Angjo bëhet protagoniste, pasi në prillin e vitit 2022, bëri të njëjtën gjë me portierin Herdis Alliu të Pogradecit pas një përplasje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"