VIDEO/ Fitorja e katër radhazi, Milani i lë “targën” Juventusit dhe “kërcënon”… Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:55

VIDEO/ Fitorja e katër radhazi, Milani i lë “targën” Juventusit dhe “kërcënon”… Interin

Milani vijon ecurinë pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2. 

leao

Golat e Loftus-Çik dhe Leaos, i siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat, kuqezinjve të Piolit, ndërkohë që për Fiorentinën, golin e shënoi Dunkan në minutën e 50-të. 

RENDITJAAA SERIA A

Falë këtij 3 pikshi, Milani u ngjit në kuotën e 65 pikëve, duke i lënë “targën” Juventusit, me një diferencë +6, ndërkohë që është ngushtuar diferenca edhe me kryesuesit e Interit në 11 pikë. Zikaltërit do të luajnë të hënën ndaj Empolit.  Në sfidën e javës së 31-të, milanistët do të presin Leçen e Ramadanit.  

FT FIORENTINA – MILAN 1-2
50′ Dunkan / 47’ Loftus-Çik, 53′ Leao

GOLI I LEAO (VIDEO)

GOLI I DUNKAN (VIDEO)

GOLI I LOFTUS-ÇIK (VIDEO)

 

-

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"