VIDEO/ Fitorja e 14-të në kampionat, PSG-ja i falet dyshes Mbape-Asensio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 23:14

VIDEO/ Fitorja e 14-të në kampionat, PSG-ja i falet dyshes Mbape-Asensio

Sulmuesit Kilian Mbape dhe Marco Asensio kanë shkëlqyer në fitoren e PSG-së të premte mbrëma ndaj Strasburgut me rezultatin 1-2, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të të Ligue 1 të Francës. Kjo ishte fitorja e 14-të në kampionat për kampionët në fuqi. 

99b9364b-a137-4911-b972-47cb10c569be

Mbape humbi penalltinë në minutën e gjashtë, por golit të 20-të sezonal iu gëzua në minutën e 31-të, kur u asistua nga Asensio. 

Asensio më pas shënoi vetë në minutën e 49-të për 1-2. Dilane Bakva shënoi për vendësit në minutën e 68-të.  PSG-ja kryeson në tabelë me 47 pikë në 20 ndeshje, kurse Strasburgu mbetet në vendin e 10-të me 25 pikë. 

RENDITJAAA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"