VIDEO/ Fitore me shpirt ndër dhëmbë, Barça ruan diferencën në krye falë Rafinjas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 18:44

VIDEO/ Fitore me shpirt ndër dhëmbë, Barça ruan diferencën në krye falë Rafinjas

Barcelona u është kthyer përsëri fitoreve në kampionatin spanjoll, duke rinisur rrugëtimin e saj drejt titullit falë suksesit 1-0 ndaj Valencias në takimin e sotëm në La Liga. Një fitore e siguruar mes shumë vuajtjesh e drithërimash në fundin e takimit.

rgvNOSDtPH8k9Gr

Katalanasit ia dolën të shënonin shpejt golin e avantazhit me anë të Rafinjas që në minutën e 15 të ndeshjes, teksa dominuan në pjesën e parë. Por në të dytën, ata komplikuan gjithçka me veprimet e tyre.

Fillimisht Ferran Torres humbi një penallti që do të bënte shumë më të thjeshtë fitoren e më pas, Arauho u ndëshkua me karton të kuq kur regjistrohej minuta e 59 e ndeshjes. Në minutat e fundit, Valencia u kthye që të sulmonte dhe vuri në vështirësi të mëdha Barcelonën e cila ishe në inferioritet numerik, por nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës përballë skuadrës së Çavit.

Kështu, Barcelona mori tre pikët që çojnë përkohësisht në 10 pikë diferencën nga Reali që ka luajtur një ndeshje më pak, në një kampionat ku skuadra e Çavit rrallëherë ka bërë hapa të gabuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"