VIDEO/ Fitore me shije “Champions”, Kukësi tregon karakter në Vlorë. Thellohet kriza për vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 18:59

VIDEO/ Fitore me shije “Champions”, Kukësi tregon karakter në Vlorë. Thellohet kriza për vlonjatët

Kukësi mori një fitore të madhe në supersfidën e javës së 27-të në Kategorinë Superiore. Në transfertë me Flamurtarin, verilindorët treguan forcë e karakter, duke përmbysur takimin në gjysmën e dytë të pjesës së dytë.

kukes

Pjesa e parë pa vlonjtatët më kërkues, që patën disa raste për të shënuar, por nuk ia dolën. Edhe një herë që Alvesh shënoi, goli u anulua për pozicion jashtë loje nga anësori. Në të dytën, ishte Kamara në të 68-tën që zhbllokoi shifrat, duke kaluar në avantazh ekipin e Duros.

Më pas, avantazhi zgjati vetëm 10 minuta, pasi Guri mendoi të vërë baraspeshën me një supergol nga hyrja e zonës. Për fitoren e verilindorëve, mendoi një i sapo futur në lojë, si Ebibi, që shënoi pasi doli përballë me portierin e kuqezinjve Nurkoviç. Deri në fund nuk pati më raste, dhe Kukësi ia doli të dalë me 3 pikë të rëndësishme nga një fushë e vështirë si ajo e Vlorës. Për ekipin e Duros kriza thellohet akoma më shumë.

 

Flamurtari-Kukësi 12

Gol: Kamara 68′ / Guri 79′, Ebibi 87′

 

KOMENTI 

Mbyllet i gjithë takimi. Flamurtari-Kukësi 12

90′ 4 minuta shtesë.

ebibi gol

87’ GOOOL Ebibi shënon pasi shërbehet në hyrje të zonës i vetëm, dhe i pa markuar nga askush. Vetëm me portierin Nurkoviç, nuk fal.

82’ Zëvendësimi i tretë edhe tek Flamurtari. Muarem në vendin e Hoxhajt.

81’ Rast i mirë për vlonjatët, por Danilo Alvesh vonohet në zonë dhe Flamurtari nuk mund të përfitojë.

kukesi

79’ GOOOL Guri barazon shifrat pas një topi që mbetet në hyrje të zonës së vlonjatëve, dhe goditja e sulmuesit shkodran shkon bukur në portën e Nurkoviç.

77′ Kale i lë vendin Ebibit.

kamara

76’ Kamara godet me një harkim të bukur nga hyrja e zonës, por topi ndalet në shtyllë, me Frashën që e devijon pak.

71’ Pakult tjetër zëvendësim. Balde i zë vendin Dzarias.

flamurtar

68’ GOOOL Kamara shënon golin e zhbllokimit të sfidës, pasi shërbehet nga Danilo Alvesh dhe zhytet në zonë me kokë.

67’ Zëvendësim tek Flamurtari. Largohet Tunkara, në fushë Nedjelkoviç.

65’ Pakujdesi e mbrojtjes vlonjate, dhe Guri shërben për Shametin, që del përpara Nurkoviç, por mbrojtësi gjirokastrit nuk shfrytëzon këtë mundësi.

56’ Nga një zëvendësim për të dyja skuadrat. Bushiç i dëmtuar i lë vendin Kamaras, ndërsa Ethemi futet në vendin e Ymerajt për Kukësin.

56’ E djathtë e fuqishme e Danilo Alveshit nga më shumë se 30 metra, por topi kalon ngjitur me portën.

hoxhaj

52’ Karton i verdhë edhe për Tunkarën, për goditje ndaj Shametit.

49’ Hoxhaj nga një inkursion i bukur nga e djathta, futet për në qendër e godet, por jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë në Vlorë, me një erë të fuqishme në stadium.

flamuri i kendit vlore

Mbyllet pjesa e parë në Vlorë. Flamurtari-Kukësi 0-0

45+1’ I treti karton i verdhë për vlonjatët në pjesën e parë, ndëshkohet edhe Musta për një largim të topit pas faullit të shkaktuar.

45′ 1 minutë shtesë në Vlorë.

duro xhaja

42’ Duro nxehet duke protestuar ndaj Juxhin Xhajës, ndërsa arbitri shkon dhe e këshillon nga afër, duke e paralajmëruar të mos futet më në fushë.

39’ Edhe Useini ndëshkohet me të verdhë, për një ndërhyrje ndaj Shkodrës.

35’ Karton i verdhë për Siljanovskin, për një ndërhyrje në mesin e fushës ndaj Kales.

danilo alvesh goli anulluar

27’ Danilo shënon pas një topi që po shkonte drejt portës, por devijohet nga Imami i Kukësit, por arbitri anësor ngre flamurin si pozicion jashtë loje.

17’ Alvesh gjuan nga distanca, por Frashëri kontrollon topin.

rasto

14’ Kombinime të bukura brenda në zonë të vlonjatëve, dhe në fund shërbehet Useini, por vetëm pak mbi traun e portës.

11′ Shkodra godet nga goditja e dënimit, por topi prek vetëm pak pjesën e sipërme të traversës së Nurkoviç.

8’ Goditje nga larg e Sidibe, por topi shkon mbi traun e portës së Frashërit.

1’ Nis takimi në Vlorë.

 

 

Flamurtari: Nurkovicc, Siljanovski, Polozhani, Bicaj, Musta, Hoxhaj, Useini, Sidibe, Danilo Alvesh, Tunkara, Bushicc. Trajner: Shpëtim Duro.

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Dzaria, Imami, Ymeraj, Shkodra, Kale, Guri. Trajner: Peter Pakult.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"