VIDEO/ Fitore me përmbysje, kampionët e Sitit likuidojnë skuadrën e Piter Olainkës
Kampionët e Mançester Sitit e nisën me fitore 3-1 sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, teksa mposhtën me përmbysje serbët e Crvena Zvezdës, ku aktivizohet dhe ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Bukarit, ndërkohë që Siti përmbysi shifrat në pjesën e dytë falë dopietës së Alvarez dhe golit të Rodrit. Për sa i përket Piter Olainkës, ai u aktivizua në minutën e 68-të në vendin e Ivaniç.
Kujtojmë që Mançester Sitit bën pjesë në Grupin G së bashku me Lajpcig, Jang Bojs dhe Crvena Zvezdën.
FT: MANÇESTER SITIT – CRVENA ZVEZDA 3-1
Alvarez 47′, 60′, Rodri 73′ / Bukari 45+2′
GOLI I RODRIT: SHIH VIDEON
GOLI I DYTË I ALVAREZ: SHIH VIDEON
GOLI I ALVAREZ: SHIH VIDEON
GOLI I BUKARIT: SHIH VIDEON
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"