VIDEO/ Fitore historike ndaj Tiranës dhe vendi i dytë në renditjen e fazës së parë, shikoni festën e futbollistëve të Erzenit me tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2022 | 21:41

VIDEO/ Fitore historike ndaj Tiranës dhe vendi i dytë në renditjen e fazës së parë, shikoni festën e futbollistëve të Erzenit me tifozët

Erzeni i Xhevahir Kapllanit shkroi historinë pasditen e sotme! Klubi shijakas mposhti për herë të parë në historinë e vet Tiranën, ndaj të cilës nuk kishte marrë asnjëherë pikë në të gjithë përballjet që kishte me bardheblutë me parë.

erzeni

E ka bërë këtë në një ndeshje të interpretuar mirë në “Elbasan Arena”, ku goditi shpejt duke fituar një penallti e kaluar në avantazh me Kahrimanoviç.

Në fund të sfidës, një festë legjitime shpërtheu në Elbasan, teksa futbollistët dhe stafi teknik, festuan me tifozët e shumtë shijakas të pranishëm në shkallët e stadiumit. Kjo fitore historike, e riktheu përsëri në vendin e dytë në renditje Erzenin. Për më tepër shikoni festën e tifozëve me lojtarët pa ndeshjes:


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"