VIDEO/ Fitore e rëndë e Dinamos, mund Skënderbeun mes polemikash dhe hyn në ”Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:05

VIDEO/ Fitore e rëndë e Dinamos, mund Skënderbeun mes polemikash dhe hyn në ”Final Four”

Dinamo ka bërë një hap të rëndësishëm në kampionat, teksa ka mundur Skënderbeun sot në ndeshjen e prapambetur mes dy skuadrave, për t’u pozicionuar mes katër ekipeve më të mira të Superiores.

skenderbeu dinamo

Sfida e sotme në Korçë ka qenë e luftuar dhe është zgjidhur nga një episod i cili ka sjellë protesta të vendasve, pasi ishte një penallti e cila solli golin e vetëm të takimit, të shënuar nga Vila.

Por edhe kaq u mjaftoi bluve, të cilët kanë bërë një kthesë të rëndësishme në javët e fundit duke ngjitur shkallët e klasifikimit një nga një, teksa tani e shohin veten në pozita shumë komode në klasifikim mes ekipeve më të mira.

SKËNDERBEU-DINAMO 0-1
52′ (p) Vila

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Dinamos.

90’+5’ Liço gjuan me një kthesë të shpejtë në zonë, Sali devijon sferën mbi traversë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Zabërgja i lë vendin në fushë Tushës në radhët e Dinamos, ndërsa Rabiu i lë vendin Moses te Skënderbeu.

86’ Kundërsulm i shpejtë 3 kundër 1 i Dinamos me Markun, ai pason për Bardhin por ky i fundit vonohet dhe i mundëson mbrojtjes vendase të kthehet në pozicion.

84′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë.

79’ Korçarët kanë epërsinë në mbajtjen e topit, por nuk arrijnë të çajnë mbrojtjen e ngjeshur dinamovite.

71’ Korçarët kërkojnë kartonin e dytë të verdhë për Gudiabi, gjyqtari Shahini akordon vetëm faull në favor të vendasve. (VIDEO)

70’ Dinamo përgjigjet me Tahirin dhe Jankun të cilët marrin vendin e Vilës dhe Andonit.

68’ Uçe dhe Merlim futen në fushë në vend të Rashicës dhe Janaqit në radhët e Skënderbeut.

68’ Rabiu nga distancë e largët provon të gjejë portën, sfera kalon jo shumë lart mbi traversë.

67’ Edhe Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë.

64’ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë ndaj Behiratçes.

63’ Gërço ndal një mundësi të mirë të Dinamos në kundërsulm, teksa bllokon një sprint drejt portës të Zabërgjës.

62’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Nikajt.

60’ Qefalija merr vendin e Smaçit në radhët e Dinamos.

58’ Skënderbeu është i orientuar plotësisht drejt sulmit në këto minuta, duke kërkuar një barazim të shpejtë.

52’ GOOOL DINAMO! Shënon Vila me penallti. (VIDEO)

51’ Penallti për Dinamon! Andoni rrëzohet në zonë pas një kontakti me Ramos dhe gjyqtari nuk ka dyshime duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

50’ Liço ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

47’ Rabiu nga e djathta shfaqet në zonë, gjuan por gjen përgjigjen e Salit dhe më pas mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Dinamo, pasi Bardhi merr vendin e Denison

45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Nikaj nga e majta merr fundoren, pasimi i tij për Rashicën nuk kthehet drejt portës nga ky i fundit. (VIDEO)

43’ Franklin nuk ia del të vazhdojë pas problemeve muskulore në kofshën e djathtë, Kabrel hyn në fushë në vend të tij.

40’ Denison nga e djathta arrin në fundore dhe pason për Zabërgjën, ky i fundit nuk gjen dot portën me gjuajtjen e tij që shkon jashtë. (VIDEO)

37’ Ramos ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Zabërgjës mes protestave të korçarëve.

36’ Liço mundohet përsëri të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës, përfundimi është i njëjtë me gjuajtjen e mëparshme.

35’ Gjuajtje e fortë e Liços nga jashtë zonës, shënjestra është shumë e gabuar.

34’ Zabërgja niset me shpejtësi drejt portës, Ramos tregohet i aftë të bllokojë lëvizjen e sulmuesit duke i dhënë kohë portierit Alia të kontrollojë topin. Më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit.

28’ Pas një harkimi në zonën korçare, Hoxha devijon por gjen përgjigjen e portierit Alia.

23’ Franklin nga ana tjetër pason për Janaqin në qendër, futbollisti nuk kontrollon siç duhet për të gjuajtur në portë dhe mbrojtësit largojnë sferën.

22’ Vila në të majtën tenton përsëri një gjuajtje drejt portës që shkon mbi kuadrat, aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje.

18’ Vila nga e majta harkon rrezikshëm në qendër të zonës korçare, sfera kalon në fundore pa u devijuar nga askush para portierit Alia.

12’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Prençi, por ky i fundit nuk ia del t’i japë forcë sferës që ndalet në duart e Salit. (VIDEO)

11’ Harkim i rrezikshëm nga një goditje dënimi në zonën e Dinamos, portieri Sali grushton dhe largon rrezikun.

10’ Gërço tenton nga jashtë zonës në një pozicion diagonal, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të dinamovitëve. (VIDEO)

4’ Zabërgja në fundore nga e djathta mundohet të harkojë në zonë, por sfera devijohet jashtë nga mbrojtja korçare.

1’ Vetëm 10 sekonda dhe Dinamo i afrohet golit me Markun, por Alia devijon sferën jashtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Mateus, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Liço, Gerço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Smaçi, Gudiabi, Lorran, Andoni, Vila, Zabërgja, Denison.
Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2024-02-21 at 4.36.58 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"