VIDEO/ Fitore e çmuar në Premier Ligë, Njukasëll likuidon Mançester Junajtidin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 23:40

VIDEO/ Fitore e çmuar në Premier Ligë, Njukasëll likuidon Mançester Junajtidin

 Njukasëlli vijon me ecurinë pozitive në Premier Ligë, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Mançester Junajtid me shifrat 1-0. Ky ishte suksesi i 8-të në 14 javë për bardhezinjtë, të cilët e shikojnë veten në vendin e 5-të me 26 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Arsenal.  

xArmI5l01GiEfkV

Golin e fitores për Njukasëllin e shënoi Gordon në minutën e 55-të, ndërkohë që për Junajtid kjo ishte disfata e 6-të në kampionat këtë sezon.  

“Djajtë e Kuq” momentalisht mbajnë vendin e shtatë me 24 pikë, teksa në duelin e radhës do të përballet me Çelsin. Ndërkohë që Njukasëlli është mysafir ndaj Evertonit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"