VIDEO/ Finalja e të rinjve në Itali, përplasje e frikshme e sulmuesit shqiptar me portierin kundërshtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 22:58

VIDEO/ Finalja e të rinjve në Itali, përplasje e frikshme e sulmuesit shqiptar me portierin kundërshtar

Kampionati i të rinjve në Itali, uli siparin mbrëmjen e sotme, teksa u zhvilluar finalja mes Leçes U-19 dhe Fiorentinës U-19. Në fushën e lojës në këtë duel special ishin edhe 3 futbollistët shqiptarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Bershën dhe Dario Dakën e Leçes dhe Eljon Toçin e Fiorentinës.  

toci portieri

Berisha e nisi titullar këtë finale, teksa Daka dhe Toçi u aktivizuan nga stoli.

toci dhe portieri

Vlen të theksohet se në minutën e 111-të, sulmuesi Toçi u bë protagonist me një përplasje të frikshme me portierin kundërshtar, teksa gjyqtari akordoi faull në sulm. Për fat të mirë, gjithçka kaloi pa lëndim.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"