VIDEO/ Filadelfia fiton të parën kundër Sëlltiks, Jokiç dominon yjet e Finiks në gjysmëfinalen e dytë të Perëndimit
Gjysmëfinalet e dy konferencave në NBA vazhdojnë për të nxjerrë katër skuadrat më të mira të këtij sezoni.
Në “TD Garden”, Boston Sëlltiks gaboi kundër Filadelfia 76ers, e cila u mbyll me rezultatin 115-119. Ai që shkëqleu në parket ishte Xhejms Harden me 45 pikë, 6 asiste dhe 1 top në tabelë. Ky ishte takimi i parë mes këtyre dy skuadrave në këtë fazë.
Në takimin tjetër të mbrëmjes së djeshme, Denver Nagets nuk gabuan as në gjysmëfinalen e dytë kundër Finiks Sans. Nikola Jokiç shkëlqeu me 39 pikë, 5 asiste dhe 16 topa në tabelë, duke lënë pas yjet e Sans, Denver Buker, Kevin Durant dhe Kris Pol. Seria e ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave shkoi 2-0 për Nagets, të cilët vazhdojnë të jenë pretendentë kryesorë për të triumfuar këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"